Vendosni fjalën kyçe....

Trump mbërrin në Izrael, pritet nga Netanyahu


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, ku u prit nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjatë fluturimit nga Uashingtoni, Trump tha se ishte i bindur që marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do të respektohet, shkruan CNN.

Ai pritet të flasë në parlamentin izraelit.

Në Tel Aviv, aktivistë izraelitë organizuan një shfaqje në plazh për të mirëpritur pengjet e liruar dhe për të falënderuar Trump për ndërmjetësimin në armëpushim.