Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Kostoja e Unazës së Tiranës është 48 milionë euro


“Kostoja e Unazës së Tiranës nuk është 40 milionë euro siç është thënë deri tani por 48 milionë euro, 8 milionë euro më shumë nga sa është pretenduar deri tani.” Kështu ka deklaruar së fundmi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në një shkrim të faqen e saj në “Facebook”, Tabaku thotë se çmimet e publikuara nga institucionet përgjegjëse për projektin janë pa Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe nëse i shton këtë çmimit zyrtar, kostoja e projektit del 48 milionë euro.

“Mbi koston e Unazes se Tiranes! Kemi disa dite qe diskutojme per koston e Unazes se Tiranes dhe faktit qe kosto per kilometer eshte 20 milione euro. Ne fakt te gjitha tenderat publike japin vleren e tenderit pa TVSH qe do te thote kosto eshte ne te vertete 48 milione euro dhe 24 milione euro per kilometer. Kjo tabele e ARSH e tregon me se miri korrupsionin e paprecedente me kete tender!” – shkruan Tabaku në faqen e saj në Facebook duke publikuar edhe tabelën shoqëruese që tregon pretendimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *