Vendosni fjalën kyçe....

ILD raporton në Komisionin e Ligjeve, thekson problemet në drejtësi pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja



Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur raportimin e tij vjetor në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Në fjalën hapëse, kreu i ILD u ndal fillimisht te ngjarja tronditëse e javës së kaluar, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ai vlerësoi reagimin e Kuvendit, duke e cilësuar si domethënës solidaritetin institucional në përballimin e kësaj situate tragjike. “Falenderoj Kuvendin për nderimin solemn ndaj gjyqtarit, me një minutë heshtje. Kjo ishte një ngjarje tronditëse për të gjithë,” u shpreh ai.

ILD theksoi nevojën për të ndarë me kujdes problemet reale të sistemit nga reagimet ekstreme që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e punonjësve të drejtësisë.

Në raportimin e tij, ai evidentoi disa nga sfidat më të mëdha të sistemit gjyqësor, përfshirë:

  • Tejzgjatjen e proceseve gjyqësore

  • Zvarritjen e shqyrtimit të çështjeve

  • Pakënaqësitë e akumuluara ndaj sistemit të drejtësisë

“Raporti përmban jo vetëm të dhëna statistikore, por edhe një pasqyrë të qartë të problematikave aktuale. Sfida të cilat duhet të adresohen nga të gjitha institucionet përgjegjëse, përfshirë edhe shoqërinë,” tha kreu i ILD.

Raportimi vjen në një kohë kur besimi i qytetarëve te drejtësia është në një moment kritik, dhe kërkohet angazhim maksimal për përmirësimin e sistemit.