Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-të mund të anulojnë një nga fovoltaikët më të mëdha në botë


SHBA-ja ka ndërmarrë hapa për të anuluar atë që do të ishte projekti më i madh diellor në Amerikën e Veriut. Të enjten vonë, Byroja e Menaxhimit të Tokës (Bureau of Land Management) anuloi miratimin për “Esmeralda 7”, një projekt prej 6.2 gigavat që mund të kishte furnizuar me energji afro 2 milionë shtëpi. Procesi i dhënies së lejeve kishte filluar nën administratën Biden.

Projekti i profilit të lartë diellor në Nevada, mbështetet nga NextEra Energy, kompania më e madhe e energjisë së rinovueshme në SHBA. Presidenti Trump i ka quajtur projektet e energjisë së rinovueshme një “mashtrim”.

Projekti “Esmeralda 7” përbëhej nga shtatë ferma diellore dhe sisteme baterish dhe mbështetej nga zhvillues të energjisë, duke përfshirë Arevia Power, ConnectGen dhe Invenergy. Ai do kishte mbuluar rreth 62,300 hektarë tokë federale në shkretëtirën e Nevadës në veriperëndim të Las Vegasit.

Që nga janari, Departamenti i Brendshëm i Doug Burgum ka përshpejtuar dhënien e lejeve për projektet e lëndëve djegëse fosile, duke shtrënguar njëkohësisht kufizimet për nismat diellore dhe të erës, shkruan FT.

Projektet e mëdha të erës në det janë vënë në shënjestër nga administrata. Në prill, Burgum urdhëroi Equinor të ndalonte aktivitetet e ndërtimit në në det tw Empire, prej 810 megavat, dhe lëshoi një urdhër për ndërprerjen e punës për Revolution Wind të Orsted.