Një 81-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e djeshme në Fier pas një aksident me biçikletë.
I moshuari me iniciale F.T. dyshohet se duke ecur me biçikletë është rrëzuar në një kanal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Kafaraj, shtetasi F. T., 81 vjeç, dyshohet duke drejtuar biçikletën, ka rënë në një kanal dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
