Vendosni fjalën kyçe....

Regjisori liberal Moore nxjerr teorinë: Trump gënjen, s’është prekur nga Covid-19


Regjisori liberal dhe mbështetësi i Joe Biden, Michael Moore, hodhi  teorinë se presidenti Donald Trump mund të “ketë gënjyer se është prekur nga Covid-19 për të fituar ‘simpatinë’ e publikut përpara zgjedhjeve presidenciale.

“Demokratët, liberalët, media dhe të tjerët kanë qenë gjithmonë gabim që thjesht e trajtuan atë si një budalla, bedel e gomar. Po, ai i ka të gjitha këto cilësi. Por ai është gjithashtu i shkathët. Ai është i zgjuar. Ai ia kaloi Comey-t. Ai ia kaloi Mueller-it. Ai kaloi 20 republikanët në zgjedhjet paraprake në Konventën Republikane dhe më pas bëri të njëjtën gjë me demokratët, duke fituar Shtëpinë e Bardhë pavarësisht se mori më pak vota sesa kundërshtari i tij.” – shkroi Michael Moore në një postim të gjatë në Facebook të premten.

“Ai është një gjeni i lig dhe unë theksoj mundësinë që ai të gënjejë lidhur me faktin nëse është prekur nga Covid-19 për të na përgatitur për lojën e tij. Ai e di se të qenit i sëmurë ka tendencë të fitojë simpatinë e publikut. Ai mund ta përdorë këtë.” – vijoi Moore.

Postimi i Moore në Facebook vjen pak orë pasi presidenti Donald Trump njoftoi se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump ishin prekur nga virusi kinez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *