Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia bllokon pranë Everestit qindra turistë (Video)


Ekipet e shpëtimit në Tibet po ndihmojnë qindra turistë të bllokuar nga bora e madhe pranë malit Everest.

Ata kishin shkuar në zonë për t’u ngjitur në majën më të lartë të botës por një stuhi e fortë i bllokoi duke i detyruar të braktisin përkohësisht misionin.

Rreth 350 prej tyre kanë arritur në një pikë të sigurt në Qarkun Tingri, ndërsa kontaktet mbahen me rreth 200 të tjerë, raportuan mediat kineze.