Vendosni fjalën kyçe....

“Merreni lehtë, qetësohuni” – Trump thirrje amerikanëve të mos blejnë ushqime për 5 muaj


Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar qytetarët të mos grumbullojnë furnizimet e përditshme pas videove që tregojnë njerëzit duke luftuar për produkte si ushqime, letra higjienike dhe dezinfektues në supermarkete.

Presidenti Trump bisedoi të dielën me drejtuesit e zinxhirit të furnizimit dhe i falënderoi ata për punën e tyre teksa njerëzit rendën në dyqane për të grumbulluar furnizime mbi frikën përhapjen e koronavirusit.

Në deklaratën e tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë u bëri thirrje amerikanëve ‘ta marrin lehtë, e të qetësohen’ duke shtuar se raftet boshe në të gjithë vendin janë rezultat i ‘njerëzve që blenë pesë herë më shumë nga ato që normalisht do të blinin.’

‘Nuk ka nevojë që dikush të grumbullojë furnizimet thelbësore. Thjesht shkoni dhe blini, shijojeni, shijoni një darkë të këndshme, qetësohuni se ka për të gjithë.’ – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *