Vendosni fjalën kyçe....

Drafti i monedhës 1 dollarëshe me Trump është “i vërtetë” , thotë Thesari i SHBA-së


Një portret i presidentit Donald Trump mund të shfaqet në një monedhë përkujtimore 1 dollarëshe, e lëshuar nga Shteteve të Bashkuara (US Mint) për nder të 250-vjetorit të Amerikës në vitin 2026, sipas drafteve të para të pamjeve të konfirmuara nga Thesari i SHBA-së.

“Asnjë lajm  rremë s’ka këtu,” postoi Thesari i SHBA-së në X, në përgjigje të pamjeve të monedhës në X, shkruan CNN.

“Këto drafte të para që nderojnë 250-vjetorin e Amerikës dhe @POTUS janë të vërteta. Presim me padurim të ndajmë më shumë së shpejti, sapo të përfundojë bllokimi obstruksionist i qeverisë së Shteteve të Bashkuara.”

Pamjet draft tregojnë profilin anësor të Trump në anën e përparme (kokë) me “Liberty” (Liria) lart, “In God we Trust” (Tek Zoti Besojmë) poshtë dhe datat 1776 dhe 2026. Në anën e pasme (pilë) është pamja e famshme e Trumpit duke ngritur grushtin pas atentatit ndaj tij në Butler, Pensilvani, me fjalët “FIGHT FIGHT FIGHT” (LUFTO LUFTO LUFTO) lart dhe një flamur amerikan që valëvitet pas kokës së tij.

Nuk është e qartë nëse drafti do kthehet në monedhë duke qenë se tani për tani është është kundër ligjit të SHBA-së që të shfaqet pamja e një presidenti në detyrë ose e një ish-presidenti të gjallë. Një president mund të shfaqet në një monedhë jo më shpejt se dy vjet pas vdekjes.

Ndërsa Thesari konfirmon se draftet me portretin e Trumpit në të dy anët janë legjitime, një zëdhënës theksoi se një model përfundimtar nuk është zgjedhur.

Nmodel përfundimtar i monedhës 1 dollarëshe nuk është zgjedhur ende. Ky draft i parë pasqyron mirë frymën e qëndrueshme të vendit tonë dhe demokracisë, edhe përballë pengesave të mëdha,” tha një zëdhënës i Thesarit për CNN, duke shtuar se “presin me padurim të ndajnë më shumë së shpejti.”

Më herët në një konferencë shtypi, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë u pyet nëse Trumpi i kishte parë imazhet e para draft të monedhës me fytyrën e tij.

“Nuk jam i sigurt nëse e ka parë, por jam i sigurt që do t’i pëlqejë,” tha Leavitt.

I vetmi president i gjallë që është shfaqur në një monedhë ishte Calvin Coolidge në vitin 1926, siç tregohet online nga Shoqata Amerikane Numizmatike.