Vendosni fjalën kyçe....

Një nga viktimat dhe një i plagosur në sulmin në sinagogën e Mançesterit u goditën nga plumbat e policisë


Policia e Greater Manchester ka bërë të ditur se një nga viktimat e vrara në sulmin e së enjtes në sinagogë është goditur nga të shtënat e policisë, në momentin kur oficerët po neutralizonin autorin e sulmit, përcjell BBC.

Dy burra hebrenj, Adrian Daulby dhe Melvin Cravitz, humbën jetën pasi një sulmues drejtoi makinën drejt kalimtarëve përpara se të godiste me thikë disa persona.

Tre persona të tjerë ndodhen ende në spital, njëri prej tyre duke marrë trajtim edhe për një plagë nga arma e zjarrit, e cila nuk rrezikon jetën.

Liderët e sinagogës e kanë përshkruar ngjarjen si “një episod që na ka ndryshuar të gjithëve përgjithmonë”.

Familja e Jihad Al-Shamie, i dyshuari kryesor për sulmin, ka shprehur “shok dhe tronditje të thellë” dhe ka dënuar “aktin e tmerrshëm”.

Tre persona janë arrestuar ndërsa policia e trajton ngjarjen si një akt terrorist.

Kryeministri Keir Starmer vizitoi sot sinagogën dhe falënderoi ekipet e emergjencës, duke theksuar se qeveria do të sigurojë që komuniteti hebre të ndihet “i sigurt dhe i mbrojtur”.