Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi publikon foto të Ramës me McGonigal: Mos është kjo mundësia për të kapur lekë të shpejtë?



Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ndarë në rrjetet sociale një foto të kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke risjellë në vëmendje lidhjet e përfolura mes tyre.

Sipas Këlliçit, fotoja është bërë më 9 shtator 2017, në ambientet e Kryeministrisë, dhe përbën një dëshmi të marrëdhënies së ngushtë mes Ramës dhe McGonigal, i cili aktualisht është përballur me akuza serioze në SHBA për veprimtari të paligjshme gjatë kohës që shërbente në FBI.

“Mos është vallë kjo fotoja e datës 9 shtator 2017, ku shoku i ngushtë i Edi Ramës, i famshmi Charles McGonigal, takonte Ramën në kryeministri dhe i tregonte miqve të tij se ky miku po ‘reformonte’ drejtësinë në Shqipëri dhe që kjo ishte një ‘mundësi’ me e kap nai lekë të shpejtë me këtë rast?! Si mendoni miq?”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.