
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin Infermierë për Shqipërinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se procesi është zhvilluar mbi parimet e meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për profesionistët e sektorit të shëndetësisë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin ‘Infermierë për Shqipërinë’, një proces i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.
Portali Infermierë për Shqipërinë përdoret për përzgjedhjen dhe punësimin e infermierëve dhe profesionistëve të tjerë të shëndetësisë në institucionet publike në të gjithë vendin.