Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një trup i pajetë pranë hidrovorit të Tales në Lezhë


Një trup i pajetë është gjetur pranë hidrovorit të Tales në Lezhë.

Viktima është identifikuar si Gjergj Tusha, 65-vjeç dhe ka një plagë në trup, dyshohet me armë zjarri.

Kërkimet për të ndjerin nisën pas denoncimit të së bijës e cila kishte kërkuar ndihmën e policisë pasi nuk po arrinte të kontaktonte të atin.

Njoftimi

“Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri”.