Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden “humbet” përsëri në skenë, përcillet për dore nga një fëmijë (VIDEO)


Tashmë nuk është një gjë e re nëse presidenti amerikan Joe Biden shfaqet i hutuar në një skenë, event. Së fundmi ai është përcjellë nga skena nga një vajzë e vogël.

Pasi mbajti një fjalim të hënën në një event me Rezervën e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara në Arlington, Virxhinia, Biden nuk dinte s’i të largohej nga skena.

“Në cilën anë do të shkojmë?”– pyet ai një vajzë të vogël, e cila i kapi dorën dhe e shoqëroi në drejtimin e duhur.

Siç raporton Fox News, eventi shënoi 75-vjetorin e “Toys for Tots”, një organizatë bamirëse ushtarake që shpërndan lodra të dhuruara për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk janë në gjendje të përballojnë dhuratat e Krishtlindjeve. Organizata shpërndan afërsisht 18 milionë lodra për 7 milionë fëmijë në vit. Rreth 11 milionë fëmijë në SHBA jetojnë nën kufirin federal të varfërisë.