Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për zgjedhjet në Tiranë: Po diskutojmë me aleatët mbi modelin, jo emrat


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot për përgatitjet e opozitës në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, mes tyre edhe në Tiranë.

Duke iu referuar kandidaturës së socialistëve, Ogerta Manastirliut, Berisha tha se opozita ka alternativa “shumë herë më të mira”, por theksoi se vendimi ende nuk është për emrat, por për modelin e përfaqësimit.

“Partia Demokratike është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët kemi diskutuar nëse kandidati do të jetë politik i PD-së, i koalicionit, apo një i pavarur që mbështetet nga të gjitha partitë e opozitës. Këto janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme,” – u shpreh Berisha.

Ai nënvizoi se opozita nuk do të tërhiqet nga gara dhe se qëllimi është të arrihet një marrëveshje sa më e gjerë brenda frontit opozitar.

Ne kandidatura kemi, të pakrahasueshme me ‘korbën e kovidit’. Unë i rezervoj vetes të drejtën që të mos prononcohem, por jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita,” – tha Berisha, duke lënë të hapur mundësinë për një emër të përbashkët.