
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në samitin e 7-të të Komunitetit Politik Evropian, u pyet nga mediat mbi deklaratën e Trumpit, i cili disa herë ka përsëritur lapsusin se kishte arritur të sillte paqe mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë.
Rama iu përgjigj pytejes me humor se tashmë Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje.
Në një tjetër moment që po qarkullon gjerësisht në rrjet, Rama, në shoqërinë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, iu drejtua këtij të fundit duke i thënë:
“Duhet të kërkosh falje!”
Kur Macron e pyeti “Përse?”, Rama vijoi me ironi: “Sepse nuk na urove kur arritëm marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje.”
Kjo deklaratë ironike e Ramës u prit me të qeshura nga të pranishmit, duke e kthyer lapsusin e Trumpit në një batutë politike që tashmë ka marrë jehonë ndërkombëtare.