Vendosni fjalën kyçe....

Ndihmonte emigrantët kundrejt pagesës, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë


Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Catch 2”, duke vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara dhe informacioneve operative, u arrestua një 45-vjeçar i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për dhënie ndihme emigrantëve kundrejt pagesës. Atij i mbeten për të vuajtur edhe 3 vite e 2 muaj.

Po ashtu, u ndalua një 59-vjeçar i dënuar me 1 vit burg për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 2”.

Të dënuar për dhënie ndihmë kundrejt pagesës, emigrantëve që synojnë të lëvizin ilegalisht, ose për posedim armësh të ftohta, kapen 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

-Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 45 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 2 muaj burgim.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin Z. M alias Z. M., 59 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.