Vendosni fjalën kyçe....

Mustafaj pas mbledhjes: Shpresoj të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar


Dy anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidaturave në PD, ish-ministrat e rikthyer së fundmi në selinë blu, Mustafaj e Ruli kanë deklaruar pas mbledhjes së sotme se prurjet janë serioze dhe se hapja e partisë do sjellë një nga fitoret më të mëdha të PD-së.

Ruli pohoi se politika në PD ka ndryshuar ndërsa ka besim se ekipi drejtues do sjellë një nga fitoret më të mëdha.

“Ka ndryshuar politika në PD. Ka një politikë të hapjes përderisa më është hapur dera edhe mua që kam qenë një ndër kritikët e Bashës. Unë jam plotësisht dakord me çdo aksion politik të saj dhe ndihem i vlerësuar për përzgjedhjen e një ekipi që do të sjellë një nga fitoret më të mëdha.” – ka thënë ai.

Ndërsa ish-ministri Mustafaj ka deklaruar se propozimet e demokratëve në bazë kanë qenë serioze ndërsa shton se kjo është detyra më delikate që ka marrë përsipër deri më sot.

“Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, ç’ka tregon se propozimet e demokratëve kanë qenë serioze. Ne jemi të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontingjenti, që përbëjnë burime njerëzore jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë. Shpresoj që të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar. Është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë përsipër.” – pohoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *