Vendosni fjalën kyçe....

16-vjeçarja në Tiranë humb jetën pasi dyshohet se u hodh nga një pallat në ndërtim


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një vajzë rreth 16 vjeçe dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”. Si pasojë e rënies, e mitura ka ndërruar jetë në vend.

Policia njofton se grupi hetimor është angazhuar menjëherë për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Aktualisht nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt tragjik, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rastin.