Vendosni fjalën kyçe....

SHBA nuk do i dërgojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi – Biden


SHBA nuk do e furnizojë Ukrainën me sisteme raketore në distanca të gjata që janë të afta të godasin thellë në territorin rus, shpjegoi presidenti amerikan Biden. I pyetur nga gazetarët në lidhje me perspektivën e dërgesave të tilla, Biden e kundërshtoi kategorikisht mundësinë.

“Ne nuk do të dërgojmë në Ukrainë sisteme raketash që mund të godasin Rusinë.” – tha presidenti pa dhënë hollësi.

Javën e kaluar, shumë media amerikane raportuan se Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte dërgimin e sistemeve raketore M270 MLRS dhe M142 HIMARS në Ukrainë, të cilat mund të kenë një rreze veprimi deri në 500 km.

M270 Multiple Launch Rocket System (MLRS) dhe M142 High Mobility Rocket System (HIMARS) janë dy versione të sistemeve të artilerisë raketore të prodhuara në SHBA që mund të lëshojnë të njëjtat lloje raketash. Armët e përparuara do t’i kishin lejuar forcat ukrainase të sulmonin thellë në territorin rus dhe mundësisht të synonin qytetet e mëdha.

Njoftimi i Biden u mirëprit nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili tha se ishte ‘e arsyeshme’ të shmangej furnizimi i sistemeve të tilla në Kiev.