Vendosni fjalën kyçe....

Superliga/ Vllaznia mposht 2-0 Vorën, Egnatia thyen Flamurtarin në Vlorë


Këtë të dielë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së pestë në Superligë.

Vllaznia mposhti 2-0 Vorën, në ndeshjen e luajtur në Shkodër.

Sfida u zhbllokua nga Bekim Balaj në minutën e 28-të, me sulmuesin që ktheu në gol një 11-metërsh.

Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Murataj me kokë vendosi një herë e mirë fatin e këtij takimi.

Vllaznia renditet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Vora është në vendin e pestë me 7 pikë.

Në ndeshjen tjetër në Vlorë, Flamurtari vendas u mposht 1-2 nga Egnatia, kampione në fuqi e Superligës.

 Për rrogozhinasit shënuan Albanese me 11 metërsh dhe Leo Melo, ndërsa momentalisht barazoi Todoroski. Asnjë fitore këtë sezon për vlonjatët.