
Forca të shumta policie janë angazhuar mëngjesin e sotëm në një operacion të gjerë në qytetin e Pogradecit, me qëllim goditjen e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme nga aktivitetet kriminale.
Burime nga terreni bëjnë me dije se aksioni lidhet me sekuestrimin e disa aseteve të paluajtshme, të cilat dyshohet se janë fituar përmes veprimtarive të lidhura me krimin e organizuar.
Operacioni po zhvillohet në disa zona të ndryshme të qytetit, ku prania masive e forcave të rendit ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe kalimtarëve.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare në lidhje me identitetin e personave të përfshirë apo vlerën dhe natyrën e pasurive të sekuestruara.