Vendosni fjalën kyçe....

Sot seancë plenare në kuvend për votimin e komisioneve parlamentare


Pas kaosit në seancën e 18 shtatorit, ku qeveria e re mori votëbesimin brenda 25 minutave, Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 për seancën plenare.

Në rend dite është votimi i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare, të cilat prej javësh kanë mbetur jo funksionale.

Derisa tani, janë miratuar vetëm drejtuesit e propozuar nga PS, ndërsa opozita ka refuzuar të dorëzojë emrat për shkak të kundërshtisë me rregulloren e re.

Një ditë më parë, PD bëri hapin formal duke depozituar emrat e kryetarëve për katër komisionet që i takojnë të drejtojë.

Në të njëjtën kohë, demokratët kanë çuar rregulloren e re dhe dekretin e Presidentit Begaj për ministren virtuale Diella në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën.