Gjykata e Lartë do shqyrtojë më 21 tetor rekursin e bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, I cili kërkon që SPAK të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin e PS-së Artan Gaçi.
Ish-kryebashkiaku I Himarës denoncoi çiftin Gaçi-Xhaçka dhe ish-kryebashkiakun socialist e Himarës Jorgo Goro për disa vepra penale mes të cilave tjetërsim të sipërfaqeve të mëdha të pronave në Gjilekë, ku kompania e ish-deputetit socialist ka fituar statusin e investitorit strategjik.
Mbi bazën e kallëzimit të Belerit, SPAK arrestoi Goron dhe më pas e mori të pandehur për shpërdorim detyrë në dy raste.
Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Pas dënimit të Jorgo Goros, pronat u konfiskuan me vendim gjyqësor, ndërsa ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, Prokuroria e Posaçme nuk nisi procedim penal.
Beleri e ka kundërshtuar vendimarrjen e SPAK në të dyja shkallët më të ulëta të gjyqësorit e tashmë në Gjykatën e Lartë. Kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni do ta shqyrtojë këtë çështje në dhomë këshillimi, rekurs i cili nëse pranohet gjatë seacnës së 21 tetorit mund të vërë në pikëpyetje mandatin e Xhaçkës si deputete.
