Aktivisti dhe avokati Altin Goxhaj e dhjetëra persona u mblodhën pasditen e sotme te Sheshi Nënë Tereza për të përkujtuar aktivistin konservator Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje më 10 shtator 2025, teksa fliste para një audience të hapur në Universitetin e Utah.
31 vjeçari që kishte bashkëthemeluar organizatën Turning Point USA njihet si një nga aleatët më të afërt të presidentit amerikan Donald Trump dhe njerëzve më të afërt në administratën e tij.
Trump dhe zv.presidenti Vance e kanë falënderuar publikisht Kirk-un për aktivizimin dhe përfshirjen e tij me të rinjtë në SHBA duke qenë thelbësor në votën e tyre për Trump në zgjedhjet e 6 nëntorit 2024.
Kirk u qëllua për vdekje me një plumb në qafë ndërsa po fliste para të rinjve të mbledhur në një shesh në Universitetin e Utah në turin e tij në mbarë SHBA-në.
Vdekja e tij ka çuar në përplasje të ashpra në SHBA. Ndërsa politikanët dhe personazhet e njohur publikë republikanë e dënuan me aspërsinë më të madhe vrasjen e 31-vjeçarit, shumë politikanë demokratë dhe personazhe të majta në SHBA e festuan vrasjen e babait të dy fëmijëve të mitur.
Kjo nxiti një fushatë për gjurmimin dhe ekspozimin e dhjetëra mijëra personazheve që festuan vrasjen e Kirk. Disa gazetarë e drejtues në nivele të ndryshme në biznese private janë shkarkuar nga detyra pas festimit të vrasjes së Kirk.
Një tubim përkujtimor për Kirk, ku morën pjesë dhjetëra mijëra persona, u mbajt në kryeqytetin britanik Londër paks ditë më parë.
Konservatorët në mbarë botën kanë dënuar me ashpërsi vrasjen e aktivistit të djathtë dhe kanë kërkuar masa kundër gjuhës së urrejtjes të përdorur nga politikanët liberalë në SHBA dhe gjetiu.
Presidenti amerikan Trump, zëvendëspresidenti Vance e shefi i Tesla e X, Elon Musk, kanë pohuar se nuk mund të ketë kurrsesi unitet e bashkim me radikalët e majtë e liberalët që bëjnë thirrje për dhunë, që përdorin gjuhë që nxit urrjejte e përçarje dhe që përdorin vrasjen politike si mjet.
Shtëpia e Bardhë po bën gati një projektligj kundër gjuhes së urrjetjes e dhunës politike të nxitur nga të majtët.
Trump shpalli organizatën e majtë ANTIFA, përgjegjëse për trazirat e dhunshme në SHBA para katër vitesh, si organizatë terroriste. Ai është zotuar të hetojë miliarderin George Soros dhe të birin si dhe fondacionet dhe organizatat e financuara prej tyre të cilat i akuzon për financimin e protestave të dhunshme e për radikalizimin e tyre.
Disa politikanë republikanë janë qëlluar vitin e fundit në SHBA. Ndërkohë që të majtë e liberakë në SHBA festuan vrasjen e Kirk, nuk ka pasur asnjë reagim tyrin lidhur me një nga personazhet më të njohur në plaftormën Twitch, Hasan Piker. Prej vitesh ky i fundit bën thirrje publike në emisionet e tij ku ma miliona ndjekës, për vrasjen dhe masakrimin e konservatorëve kudo ndodhen.



