
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të NATO-s në Estoni nga Rusia si një veprim “të papranueshëm”, duke i bërë thirrje aleatëve për “veprime të forta” kundër Moskës, përcjell Guardian.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se këto nuk janë aksidente, duke iu referuar një liste të gjatë shkeljesh të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia, përfshirë Poloninë, Rumani dhe Estoninë, si dhe ndërhyrjet e dyshuara në proceset zgjedhore të Rumanisë dhe Moldavisë.
Zelenskyy kërkoi një përgjigje sistematike: “Duhet të merren veprime të forta – si kolektivisht, ashtu edhe individualisht nga çdo shtet. Rusia duhet të ndjejë presionin në rritje të botës, kryesisht përmes ekonomisë, dhe kjo sigurohet më mirë me sanksione. Në të njëjtën kohë, humbjet e Rusisë në luftë duhet të vazhdojnë të rriten, çka arrihet më së miri nga një ushtri e fortë ukrainase.”
Ai falënderoi Europën, Shtetet e Bashkuara dhe G-7 për mbështetjen, duke insistuar se veprime të fuqishme janë të nevojshme nga të gjithë.