
Ish-z.kryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar prokurorin e çështjes “Buka” Elvin Gokaj. Ai ka publikuar dokumentet që sipas tij faktojnë presionin politik, persekutimit personal e familjar që po mban mbi supe.
Ahmetaj thekson se prokurori që fillimisht e akuzoi për shpërdorim detyre, u tërhoq nga akuza në seancë duke pohuar se bëhet fjalë për një lapsus nga ana e tij.
Ish.zv.kryeministri shton më tej se prokurori Gokaj ka fshehur provat para gjykatës për të mbrojtor personat e tjerë që janë të përfshirë në dosjen “Buka”.
“Do të lutesha të lexonit me kujdes se si prokurori, i cili në fillim me akuzonte që kam dëmtuar shtetin, e tërheq këtë akuzë për dëmtim të shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat përpara gjykatës për të mbrotjur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten.” – vëren Ahmetaj.
Ahmetaj thekson se bëhet fjalë për telefona te caktuar, komunikime telefonike në këto telefona ëe janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten.
Ish.zv.kryeministri vëren se gjatë seancës dhe debatit mes prokurorit Gokaj dhe avokatit Ligori, prokurori është përpjekur të ndajë ccështjen në dy pjesë, stil që sipas Ahmetajt përdoret nga prokuroria për të shmangur të vërtetën.
“Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo ccështje, prokurori e ka ndarë ccështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dalë panorama e të vërtetës e plotë duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë.” – shkruan Ahmetaj.
Ahmetaj shkruan se nuk ka shkelur asnjë ligj ashtu siç prokurori i SPAK-ut Gokaj nuk përmend asnjë ligj që ai ka shkelur në akuzën e ngritur prej tij apo kryeministrit Rama.
“Pretendimi i ri i prokurorit është që pse s’kam vlerësuar vetëm privatin. Në bazë të kujt ligji e neni ta bëj këtë? A ka ligj për Shoqeritë Aksionere? A ka ligj privatizimi të aseteve shtetërore? Sigurisht që ka, por prokurori o nuk e njeh, o nuk do t’i lexojë pasi në bazë të tyre unë s’kam shkelur asnjë ligj. Ashtu siç nuk përmend asnjë ligj që unë kam shkelur në akuzën e ngritur prej tij apo Ramës.”
Deklarata e Ahmetajt
“Të nderuar Gazetare,
Keto dokumente qe po ndaj me ju, do ti ndaj edhe me media te tjera per ti treguar kujdo qe eshte i interesuar se cfare presioni politik, persekucioni personal, familjar po mbaj mbi supe.
Dokumentet qe gjeni te atashuar ne kete email kane te bejne me ceshtjen “Buka Sh.a” ku akuzohem per shperdorim detyre.
Do te lutesha te lexonit me kujdes se si prokurori i cili ne fillim me akuzonte qe kam demtuar shtetin, e terheq kete akuze per demtim te shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat perpara gjykates per te mbrotjur personat e perfshire ne dosje, qe nga telefona te caktuar tjane rikthyer, komunikime telefonike ne keto telefona qe jane fshehur, deri tek deshmi te personave te pyetur te cilat nuk paraqiten.
Qe nga korriku i vitit 2022 kur kjo ceshtje u mor nga SPAK, ne media dhe gjithandej perflitej qe un akuzohesha qe kisha demtuar shtetin, kjo gje u shkrua dhe ne akuze.
Nderkohe ne seancen e gjykimit paraprak prokurori terheq akuzen e bere nga vete dora e tij e shkruar e zeza ne te bardhe, se une kam demtuar shtetin. “Eshte lapsus i imi…” deklaron. Eshte kjo qesharake Qesharake?? Eshte tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. “Ta ngarkojme kte se e ka kthyer i madhi ne target”.
E dyta po ta shikoni ne dokumentin e atashuar, ka nje moment ku debati Prokuror-Avokat ka te beje mes ndarjes se kesaj ceshje ne dy pjese, stil tashme i konsoliduar ne shume here i organit te akuzes per te devijuar te verteten. Megjithse ka vendim gjykate qe te mos ndahet kjo ceshtje, prokurori e ka ndare ceshtjen se ashtu i konvenion. Por cila eshte arsyeja? te mos dali panorama e te vertetes e plote duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me pergjegjesi ata qe jane pjese?
E treta, Prokurori ne akuze pretendon se skam zbatuar Vendimin e Gjykates kushtetuese.
Prokurori qe vete nuk e zbaton vendimin e gjykates, me akuzon mua per mos zbatim te vendimit te gjykates Kushtetuese dhe pse ne rastin tim Kjo gje nuk eshte e vertete. Fakti qe aksionet ne konsekuence te revleresimit te pavarur te kryer nga vleresues te pavarur, tregon se vlera e asseteve dhe aksioneve per kte shkak eshte trefishuar rrezon dhe kte pretendim.
Dhe ky vleresim eshte per te gjitha palet, shtetin dhe privatin, pra aksionet si te shteti ashtu edhe te privatit jane trefishuar me rivleresimin..
Pretendimi i ri i prokurorit eshte qe pse skam vleresuar vetem privatin . Ne baze te kujt ligji e neni ta bej kete? A ka ligj per Shoqerite Aksionere? A ka ligj privatizimi te aseteve shteterore?
Sigurisht qe ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do ti lexoj pasi ne baze te tyre un skam shkelur asnje ligj. Ashtu sic nuk permend asnje ligj qe un kam shkelur ne akuzen e ngritur prej tij apo Rmes.
Ku eshte pare, e ne cilin ligj shkruhet qe kur vleresohet shtepia metrat katror te kuzhines vleresohen me 200 leke, ndersa ato te dhomes se gjumit me 50 leke.
Nese un do kisha bere kete vleresim per te cilin po akuzohem, meritoja te akuzohesha per ate qe me bejne tani. DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit ne te njejten kohe kam bere kte “Krimin” e domosdoshem, se ju duhem ne burg.
E katerta, shifeni gjuhen qe perdor prokurori… Po te ishte i pavajshem sdo bridhte rrugeve te europes. Ku e gjen te drejten te paragjykoj per prezencen apo mos prezencem time ne sallen e gjyqit e cila eshte zgjedhje sovrane e cdo njeriu. Hajde Reforme ne Drejtesi hajde… E mbani mend deklaraten per dosje voluminoze qe as i lezon.
Ne dokumentin ne ëe transfer gjeni aktin e vleresimit ku do te shihni cmimin e references per vleresimin e
Shpresoj qe ti lezoni kto ne dokumente e te nxirni konkluzion vete. E me tej, pyesni per kuriozitet nje vleresuas te pavarur tjeter se si behen kto vleresime, e si rivleresehot nje Sh.a (shoqeri tregtare).
Nuk esht se habitem me kte gje, qe dikush e quan qesharake. Un qe e kam ne kurriz e di mire pse e kane sajuar edhe kte akuze.
Fatkeqesisht nje pjese e juaja se keni ndare kurre qendrimin tim me shikuesit apo lezuesit tuaj, po kjo eshte ceshtje qe lidhet me interesat e mediave qe ju drejtoni.
Ndjese per kedo , po kto emaile kisha.”