
Karriera menaxheriale e Zhoze Murinjos mori një tjetër kthesë interesante kur portugezi u rikthye te Benfika të enjten, pothuajse saktësisht 25 vjet pasi ai filloi karrierën e tij si trajner te gjigantët e Lisbonës.
62-vjeçari, i cili u largua nga Fenerbahçe e Turqisë muajin e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje deri në fund të sezonit 2026-27 për t’u rikthyer në klubin ku filloi gjithçka, shkruan Reuters.
“Premtimi im është se do jetoj për Benficën, do jetoj për misionin tim”, u tha Mourinho gazetarëve në qendrën stërvitore të klubit në Seixal, pranë Lisbonës.
“Unë jam trajneri i njërit prej klubeve më të mëdha në botë…Nuk jam i rëndësishëm, Benfica është e rëndësishme, tifozët e Benfica janë të rëndësishëm. Jam këtu për të shërbyer. Ndjej një përgjegjësi të madhe, por ndihem më i gjallë se kurrë. Dua të fitoj gara…Dëshira ime është ta përmbush me sukses kontratën time dyvjeçare.”
Mourinho u largua nga Fenerbahçe me pëlqimin e ndërsjellë dy ditë pasi skuadra e tij turke humbi ndaj Benfikës në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Ish-trajneri i çeslit, Real të Madridit dhe Mançester Junajtid tani do ketë një tjetër mundësi në garën që e fitoi dy herë, me Porton e Portugalisë në sezonin 2003-04 dhe Interin në sezonin 2009-10.