Vendosni fjalën kyçe....

Largimi nga komisioni i Integrimit, Tabaku: Përjashtimi i opozitës në këtë moment një hap pas


Deputetja e PD, Jorida Tabaku, kritikoi heqjen e Komisionit të Integrimit nga drejtimi i opozitës, duke e cilësuar si një përjashtim të opozitës nga jeta parlamentare dhe një hap pas nga qeveria.

Ajo theksoi se komisioni duhet të trajtohej si një gjithëpërfshirje e proceseve të integrimit, jo si monopol i mazhorancës.

“Kjo nuk ka lidhje vetëm me komisionin e Integrimit, por kjo e bën këtë çështje akoma dhe më shqetësuese. Kjo ka lidhje me të gjithë procedurën për ndryshimin e rregullores, me arrogancën me shkeljen e rregullores, por ka lidhje dhe me hapësirën e opozitës në parlament.

Komisioni i Integrimit ishte një gjithëpërfshirje në këtë proces, ishte në domosdoshmëri që i kërkohej qeverisë shqiptare që ta trajtonte procesin e integrimit jo si një monopol të qeverisë, por si një gjithëpërfshirje të formave politike së pari dhe qeverisë së dyti.

Përjashtimi i opozitës në këtë moment që duhej të ishte, e shoh si një hap pas. E pashë si një veprim shumë të vogël, mazhoranca do të kapi dhe këtë komision, le ta marrë”, tha Tabaku.