Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi – Peleshit: Nisët detyrën në shkelje të Rregullores, kërkojuni ndjesë deputetëve


Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi Niko Peleshin se e ka nisur mandatin si kryetar i Kuvendit në shkelje të Rregullores, pasi seanca u njoftua më pak se 24 orë më parë.

Bardhi i kërkoi atij ndjesë ndaj deputetëve dhe të qëndrojë strikt detyrimeve, pa u bërë vartës i askujt.

“Shpreh keqardhjen që detyrën si kryetar i Kuvendit e nise në shkelje të Rregullores.

Keni nisur seancë me rend dite të njoftuar më pak se 24 orë më parë, kur në Rregullore përcaktohet se duhet njoftuar jo më vonë se 2 ditë më parë.

Të nisësh detyrën më të lartë shtetërore pas presidentit në shkelje të Rregullores, duhet t’ju turpërojë.

Kërkoj t’u kërkoni ndjesë deputetëve për shkelje dhe t’i qendroni strikt detyrës, të mos bëheni vartës i njërit apo tjetrit por t’i qendroni detyrimeve të Rregullores” tha ai