Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i Ukrainës i nënshtrohet me urgjencë ndërhyrjes kardiologjike, pësoi infarkt në Voskopojë


Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, pësoi një infarkt gjatë një vizite private në Voskopojë dhe u transportua me urgjencë fillimisht në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë me helikopter.

Në Spitalin Amerikan 3, ai iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike.

Aktualisht, diplomati po qëndron nën kujdes intensiv në repartin e Reanimacionit, ku gjendja e tij shëndetësore monitorohet nga afër.

Spitali falënderoi ekipin e mjekëve dhe infermierëve që realizuan me sukses trajtimin urgjent të ambasadorit.

Njoftimi:

Trajtim i suksesshëm për Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov, në Spitalin Amerikan 3

Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov, iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike në Spitalin Amerikan 3.

Pas paraqitjes në Urgjencë dhe diagnostikimit me infarkt anterior te gjere te miokardit.

Pacienti iu nënshtrua me urgjencë Koronaroangiografisë dhe më pas ndërhyrjes PCI – Angioplastikë Koronare me vendosje stenti, e cila u realizua me sukses nga ekipi ynë i specializuar. Aktualisht pacienti po vijon trajtimin nën kujdes intensiv në Reanimacion.

Spitali Amerikan 3 falënderon për besimin dhe vlerëson përkushtimin e ekipit mjekësor të Kardiologjisë me ne krye Dr Bekim Jata, kardiologun intervencionues Dr Diamant Lulaj dhe Kardiologen , Dr Almenda Zaka, ekipin e Anestezi–Reanimacionit me ne krye Dr Gentian Huti dhe anestezist-reanimator Dr Amarildo Hidri , si dhe stafin infermieror të përfshirë në këtë trajtim. Reanimator-anesteziste Dr Ervisa Abdyli – dhe ekipin e Urgjences.