Vendosni fjalën kyçe....

Botërori i Mundjes/ Ditë e vështirë për Abakarov, dështon në sfidën e dytë


Botërori i Mundjes nuk ka nisur mirë për sportistët kuqezi, pasi pas eleminimit të Dudaev, tani është eliminuar edhe mundësi Zelimhan Abakarov në peshën 61 kg të stilit të lirë.

Fillimisht Abakarov dukej se mund të arrinte një rezultat të madh, por në sfidën e dytë u mund 7-4 nga moldavi Leomid Kolesnik.

Humbja e këtij të fundit në raundet pasuese bën që Abakarov të mos mund të ripeshkohet.

Tani vëmendja është tek Valiev, për të cilin pritshmëritë janë të mëdha. Botërori i Mundjes po zhvillohet aktualisht në Kroaci.