Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë shqyrton pasuritë e Arben Ahmetajt – Mehdi Bici caktohet relator



Gjykata e Lartë ka regjistruar më 10 shtator 2025 rekursin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në lidhje me pasuritë e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Mehdi Bici.

SPAK kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror dhe sekuestrimin preventiv të pasurive të Ahmetajt, duke u bazuar në nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale si dhe Ligjin Nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara”.

Kjo është një tjetër lëvizje në kuadër të hetimeve të thelluara që SPAK po zhvillon ndaj ish-ministrit, i cili akuzohet për përfshirje në afera korruptive dhe pasurim të paligjshëm.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën në javët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të pranojë kërkesën e organit të akuzës për sekuestrimin e pasurive.