Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Bajram Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia



Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, reagoi pas incidentit të shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke dënuar ashpër këtë veprim dhe duke shprehur mbështetje të plotë për Poloninë, një vend aleat.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda NATO-s përballë sfidave të sigurisë në Evropë. Ai përgëzoi reagimin e Polonisë dhe bashkëpunimin me Aleancën për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve,” shkroi Presidenti Begaj.