Vendosni fjalën kyçe....

Kurti sulmon Kushtetuesen: Po sillet si hije e opozitës kundër Vetëvendosjes


Kryeministri i Kosovës Kurti ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese teksa tha se po sillet si hije politike e opozitës kundër Vetëvendosjes.

“Nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. Një muaj e gjysmë vonuan për ta trajtuar ankesën e AAK-së e po aq ankesat e LDK-së e PDK-së. Opozita orë e çast i drejtohej Kushtetueses. A e dini pse, sepse pesë nga shtatë gjyqtarët e Kushtetueses janë zgjedhur në 2018 kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Listën Serbe”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese ka penguar punët e mira të qeverisë, shkruan Koha

Kurti ka thënë se në tetë raste, me vendimet e Kushtetueses janë penguar nismat reformuese të qeverisë duke u shpallur si antikushtetuese.