Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Dukat Fushë, 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë


Një aksident i rëndë është shënuar pas mesnate, rreth orës 01:00, në fshatin Dukat Fushë, ku janë përplasur një automjet tip Audi dhe një Fiat.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe po marrin trajtim mjekësor.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të lënduarit drejt spitalit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga njëri prej drejtuesve të mjeteve, por ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet.