Vendosni fjalën kyçe....

Mungesa e rezultateve, Skënder Gega largohet nga Kukësi


Merr fund shumë më shpejt se sa mendohej aventura e dytë e Skënder Gegës në pankinën e Kukësit. 

Trajneri i u largua vetëm pak orë pas një mbledhje me presidentin Safet Gjici i cili i ka kërkuar llogari për ekipin që nuk ka asnjë fitore në katër ndeshjet e para të Superiores, raporton Panorama Sport.

Trajneri ishte shprehur vazhdimisht se do të merrte përgjegjësitë për mungesën e rezultateve dhe duket se kështu ka ndodhur, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në pankinën e skuadrës e cila pas dy barazimeve e dy humbjeve, është ajo që mbyll renditjen e kampionatit.