Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Kukës


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Kukës. S

ipas policisë, përplasja ka ndodhur për motive të dobëta me një person me iniciale U.D. që ka qëlluar me pistoletë pas një përplasjeje me A.A.

Personi me iniciale U.D. është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi

“Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D. Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.”