Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Forumin Strategjik të Bledit: Gjithmonë me Europën, por duhet kujdes me armatosjen


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Forumin Strategjik të Bledit, ku foli për procesin e armatosjes së vendeve të Bashkimit Europian, duke bërë thirrje për maturi dhe kujdes në qasjen ndaj mbrojtjes dhe sigurisë.

Europa ka qenë gjithmonë udhëkryqi ku kalojnë të gjithë, jo fortesa ku shihesh me shumë filtra para se të jesh mik. Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleatë,” tha Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi për rreziqet që mund të sjellë një garë e pakontrolluar për armatosje, duke theksuar se kjo mund të kthejë kontinentin nga “kontinent paqeje” në një vatër konfliktesh.

Ta shndërrosh Europën nga një kontinent paqe në lufte, duke armatosur veten, larg qoftë para se të vijë armiku do shohim njëri-tjetrin nëse na punojnë armët apo jo,” u shpreh ai.

Rama përgjatë fjalës së tij, dha një mesazh mbështetjeje për BE-në: “Pas fjalës vijnë veprat. Gjithmonë pro Europës pavarësisht gjithçka që mund të ndodhë.”