Vendosni fjalën kyçe....

Pacolli: Puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën me sukses e mbështetjen e plotë të qeverisë


Një një tjetër status brenda një kohe të shkurtër nga një tjetër reagim në Facebook, biznesmeni Behgjet Pacolli thekson se puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën para me sukses dhe me mbështetjen e plotë të qeverisa shqiptare.

Ai sqaron se reagimi i tij pas shkrimit nga një media online.

Pak minuta më herët, biznesmeni nga Kosova sqaronte se shkrimi i medias Kapitali lidhur me koncesionin e aeroportit të Vlorës ishte i pavërtet dhe i shtrembëruar teksa sqaronte se kishte qenë në kryeministri për një vizitë kortezie.

Duke marrë shkas nga leximi me i thell i  një shkrim në  media, dua të konfirmoj që puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën përpara me sukses dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare! Ne mezi presim që ta përfundojmë aeroportin në afat për ti dhënë Shqipërisë dhe bregdetit të saj të bukur dhe një destinacion tjetër.  Vendimet e aksionerit te VIA nuk janë asgjë tjetër përveçse procedura rutinë që kanë të bëjnë me procese normale qe kane lidhje me garancine ndaj institucioneve financiare për mos transferimin e kuotave sa kohe qe kreditë e marra apo që do merren në lidhje me zhvillimin e aeroportit nuk janë shlyer. – shkruan Pacolli.

Më herët sot Kapitali shkruante se Pacollit po ibëhej presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës me forcë. Shkrimi theksonte një takim më 12 gusht të asamblejsë së ortakëve të shoqërisë Mabco Construction, e cila zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, në Lugano të Zvicrës. 

Sipas saj, në rendin e ditës të mbledhjes jashtë radhe kishte vetëm një pikë të pazakontë dhe shumë të çuditshme. Shoqëria në fjalë vendosi të mos lejojë asnjë shitje aksionesh në aeroportin e Vlorës.