
Policia ka arrestuar një 45-vjeçar në Korçë, pasi përplasi dy këmbësore, një 65-vjeçare dhe një 17-vjeçare.
Si pasojë e aksidentit, 65-vjeçarja ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, në lidhje me aksidentet e ndodhura, ju informojmë se:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur 2 shtetase këmbësore, M. Gj., 65 vjeçe dhe një 17-vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.