Vendosni fjalën kyçe....

Rusia sulme me dron në Ukrainë, 7 viktima


Një sulm me dron rus në një zonë banimi në Kharkiv vrau shtatë persona, përfshirë një fëmijë të vogël dhe një djalë 16-vjeçar gjatë natës, thanë autoritetet ukrainase të hënën, ndërsa Shtetet e Bashkuara i bëjnë presion Kievit që të pranojë një marrëveshje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës që nisi Moska.

Gjashtë fëmijë të moshës 6 deri në 17 vjeç ishin midis 20 personave të tjerë të plagosur në sulmin në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, shkroi në Telegram Oleh Synehubov, guvernator i rajonit më të gjerë të Kharkiv, shkruan Reuters.

Sulmi ndodhi ndërsa Volodymyr Zelensky i Ukrainës po përgatitej për bisedime me Donald Trump në Uashington më vonë të hënën. Forcat ajrore thanë se Rusia lëshoi 140 dronë kundër Ukrainës gjatë natës, numri më i madh i regjistruar në një natë të vetme që nga 4 gushti.