Vendosni fjalën kyçe....

Katër të arrestuar në Tiranë e Durrës


Katër persona janë arrestuar në Tiranë e Durrës. 40-vjeçari me iniciale E.B. u ndalua në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai ishte dënuar me 27 muaj burg për transport emigrantësh dhe mbajtje të uniformës policore.

Në pranga kanë rënë edhe 26-vjeçari D.D. dhe 20-vjeçari E.F. pasi janë kapur me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në Durrës është ndaluar një 25-vjeçar me iniciale K.D. I riu akuzohet se ka dhunuar me mjete të forta një person me iniciale G.M. I cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 25 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte konfliktuar në rrugë, në lagjen nr. 14, për motive të dobëta, me shtetasin G. M. I dëmtuari gjatë konfliktit ka pësuar dëmtime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës, në Tiranë. Pas veprimeve paraprake, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.