Vendosni fjalën kyçe....

Rama premton rindërtimin e shtëpive që u dogjën


Kryeministri Rama ka premtuar rindërtimin falas të të gjitha shtëpive të djegura nga zjarret e fundit në vend. Sipas kreut të qeverisë pas verifikimit dhe përllogaritjes së dëmeve çdo bashki do marrë fondin e caktuar për rindërtim.

Po kështu ai tha se qeveria do zëvendësojë edhe krerët e bagëtive a gjedhëve të humbura gjatë zjarreve.

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve. Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile. KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË.”

Zjarret e fundit kanë shkaktuar dëme të shumta në vend me dhjetëra shtëpui të djegura, shumë kafshë të ngordhura e sipërfaqe të mëdha pyjore.

Në rrjetet sociale ka shpërthyer një debat mbi mungesën e mjeteve ajrore për shuarjen e zjarreve me Shqipërinë që përdor disa helikopterë ushtarakë që ka, ndërkohë që nuk ka asnjë aeroplkan dhe mbështetet te ndihma e huaj.