Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Kukës, flakët po përhapen me shpejtësi drejt Parkut Kombëtar



Një vatër e re zjarri ka përfshirë sipërfaqet pyjore të fshatit Bele në Kukës, pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik”. Flakët, të nxitura nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe disa banesa në zonë.

Në vendngjarje ndodhen dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të bashkisë Kukës, si edhe punonjës të zonave të mbrojtura. Në operacion janë angazhuar edhe banorët, të cilët po ndihmojnë në frenimin e përhapjes së flakëve.

Situata me zjarret në Shqipëri këtë verë vijon të jetë shqetësuese, me dhjetëra vatra aktive të raportuara çdo ditë në zona të ndryshme të vendit. Temperaturat e larta, thatësira dhe era e fortë kanë përkeqësuar gjendjen, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, ndërsa dëmet në pyje, banesa dhe bagëti po rriten nga dita në ditë.