
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një aktiviteti në Jerusalem për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, deklaroi se Izraeli ka arritur “fitore të mëdha” kundër Hamasit, Hezbollahut, regjimit “vrasës” të Bashar al-Assad-it dhe Iranit, përcjell YNetNews.
Netanyahu theksoi se këto suksese erdhën si rezultat i punës së përbashkët të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), shërbimit sekret Mossad dhe agjencisë së sigurisë së brendshme Shin Bet, të cilat, sipas tij, vepruan në mënyrë të shkëlqyer “nën udhëheqjen e nivelit politik”.
“Së bashku luftuam dhe fituam. Qeveria vendos dhe strukturat e sigurisë zbatojnë,” – u shpreh ai, duke nënvizuar rolin e koordinimit mes institucioneve të sigurisë dhe qeverisë.