
Zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës gjatë orëve të fundit kanë goditur edhe objektet e kultit, duke shkrumbuar plotësisht kishën e fshatit Lefteroho. Flakët kanë përfshirë pjesën kryesore të ndërtesës, duke e kthyer në hi dhe duke lënë pas një pamje dramatike që ka tronditur banorët e zonës.
Zjarrfikësit kanë punuar intensivisht për të kontrolluar flakët dhe për të ndaluar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera, ndërsa pamjet e momentit të përfshirjes së kishës nga zjarri janë filmuar dhe shpërndarë në rrjete sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërkohë që komuniteti lokal shpreh shqetësimin dhe trishtimin për humbjen e një objekti të rëndësishëm fetar dhe historik, që prej dekadash ka qenë qendër e jetës shpirtërore dhe kulturore të fshatit.