
Evi Kokalari ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke publikuar në rrjetet sociale një mesazh të 17 gushtit 2024, për të cilin thotë se ishte arsyeja pse Rama e bllokoi.
“Nëse doni ta dini pse më bllokoi Edi Rama – ja më poshtë keni mesazhin e 17 Gushtit të 2024 – dhe ishte pikërisht se i thashë se me Sazanin ka hapur gropën e vet!! QËNDROJ MBAS KËSAJ DEKLARATE DHE SOT!”, shkruan Kokalari.
Ajo akuzon Ramën se “i fali pa pikë turpi një ishull të tërë të huajve” dhe shton se në SHBA “miqtë” e tij “tallen masivisht” me të.
“Unë nuk di në çfarë planeti jetojnë këta njerëz, por asnjë nga këto afere mafioze dhe korruptive s’do kalojnë… media të lirë në Shqipëri S’KA!!” përfundon Kokalari, duke shtuar se mediat që nuk e simpatizojnë Sali Berishën nuk do ta publikojnë postimin e saj.
Nëse doni ta dini pse më bllokoi Edi Rama – Ja më poshtë keni mesazhi e 17 Gushtit të 2024 – dhe ishte pikërisht se i…
Posted by Evi Kokalari on Tuesday, August 12, 2025
Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka folur për herë të parë mbi projektin e ndërtimit të një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, gjatë një videomesazhi në Samitin Ekonomik Ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë. Ai e cilësoi natyrën e zonës si unike dhe theksoi se janë angazhuar inxhinierë të njohur për të ruajtur mjedisin.
“Nëse nuk e respektojmë ambientin, zhvillimi nuk do të jetë i veçantë. Jemi përpjekur të përqafojmë ambientin lokal dhe të ruajmë gjithçka që e bën këtë vend të veçantë,” tha Kushner, duke shtuar se projekti ndodhet vetëm 10 minuta nga aeroporti i ri dhe në një pozicion strategjik në Mesdhe.
Ndërkohë, Kongresi amerikan ka nisur një hetim ndaj Affinity Partners, kompanisë së Kushner dhe Ivanka Trump, për investimet e planifikuara në Shqipëri dhe Serbi. Në një letër zyrtare, senatori Ron Wyden kërkon informacion të detajuar mbi të gjitha projektet në Shqipëri, partnerët lokalë, vlerën e investimeve dhe marrëveshjet me qeverinë shqiptare.
Letra përfshin edhe kërkesa për dokumente mbi rolin e Ivanka Trump në negociata dhe identitetin e zyrtarëve shqiptarë që kontaktuan fillimisht kompaninë. Kongresi ka shprehur shqetësim se investimet mund të shfrytëzohen për pastrim parash ose ndikim politik nga aktorë të huaj.