Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë/ Punëtori ra nga lartësia e objektit dhe humbi jetën, Policia arreston inxhinierin dhe teknikun e firmës


 

Një ngjarje tragjike ka tronditur rrugën “Aleksandër Moisiu” në zonën e Kinostudios, ku një punëtor 67-vjeçar humbi jetën pas rënies nga lartësia e një objekti në ndërtim. Viktima është identifikuar si Rramadan Mija, i cili po punonte në kantierin e ndërtimit të një firme private.

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e dy personave përgjegjës, teknikut të ndërtimit H.T., 65 vjeç, dhe inxhinierit E.D., 26 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, dy të arrestuarit dyshohen për mungesë të kushteve të sigurisë në vendin e punës, që çoi në këtë aksident fatal.

Ngjarja ndodhi më 11 gusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë kaluar në kompetencë të Prokurorisë.

Policia po vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e çdo detaji lidhur me këtë rast.

Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin rigoroz të masave të sigurisë në punë, në mënyrë që të shmangen tragjedi të tilla në të ardhmen.