Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu u bën thirrje iranianëve: Tani është koha për të luftuar për liri



Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dërguar një mesazh në anglisht për popullin iranian, duke thënë se “ju nuk meritoni udhëheqës që ikin nga vendi ndërsa ju vuani vetëm gjatë një lufte të vështirë”, përcjell YNetNews.

Ai akuzoi drejtuesit në Teheran se kanë shpenzuar qindra miliarda dollarë për Hamasin, Hezbollahun dhe Houthit, në vend që t’i investonin për spitale, shkolla dhe rrugë në Iran.

“Një Iran i lirë nuk është një ëndërr. Tani është koha për veprim. Tani është koha për të luftuar për liri,” tha Netanyahu në mesazhin e tij.